‘Pas shiut del gjithmonë dielli’ – SHMU: Kjo javë nis me reshje por të mërkurën situata do të ndryshojë
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë me dije se kjo javë do të nisë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë dhe reshje shiu deri të martën të cilat parashikohen në intensitet të ulët dhe përkohësisht në bregdet e veriperëndim dhe me intensitet mesatar.
Sipas SHMU në mes javë do të ushtrojë ndikim moti i qëndrueshëm me prani vlerash të larta të presionit atmosferik dhe përgjithësisht parashikohet me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare.
Sipas njoftimit era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut e lehtë e përkohësisht mesatare duke u pasuar nga një valëzim 3 deri 4 ballë deri të martën ndërsa moti me diell dhe era e ngrohtë do të sjellin rritje graduale temperaturash veçanërisht gjatë orëve të mesditës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.