Pas vendimit për shembjen, ankand publik për pronat e komunizmit! Dalin në shitje objektet dhe asetet e Kombinatit Metalurgjik në Elbasan
Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike ka nxjerrë në shitje 7 objekte që janë pjesë e Ndërmarrjes së Prodhimit të Çeliqeve, Elbasan. Ankandi është parashikuar të mbahet me datë 15 mars e në listë janë jo vetëm objektet por edhe pronat në administrim.
Çdo person fizik apo juridik i interesuar për blerje me ankand duhet të paraqesë në vendin, datën dhe orën e njoftuar pranë komisionit të ankandit dokumentacionin si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për blerjen e objektit apo ndërmarrjes e regjistruar pranë protokollit të Ministrisë së Financave.
- Mandatpagesën apo garancinë bankare në origjinal që vërteton derdhjen apo ngurtësimin e 20 % të vlerës së fillimit të ankandit, në lekë për llogari të Ministrisë së Financave.
- Dokument identifikimi (pasaportë biometrike ose letërnjoftim).
Pjesëmarrësi në ankand, i cili tërhiqet nga ankandi pa dhënë asnjë ofertë për vlerën e objektit te shpallur për shitje, nuk i kthehet 20 % e vlerës fillestare, të ngurtësuar për pjesëmarrje në ankand.
Në mesin e vitit të kaluar qeveria mori vendim për shembjen e objekteve të rrënuara të ish Kombinatit Metalurgjik në Elbasan dhe për shitjen e aseteve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.