Pas Vlorës, Rama: Interes edhe për aeroportin e Kukësit
Pas lajmit se në qershor do të nis ndërtimi i aeroportit të Vlorës, duket se ne rrugë të mbarë është edhe aeroporti i Kukësit.
Nëpërmjet një postimi në twitter, kryeministri Edi Rama njofton se ka një kontakt serioz.
“Lajm i mirë (si për inat të atyre që vunë kujën pse Vlora jo Kukësi): Më në fund një kontakt serioz për ✈ e Kukësit. Të shohim. Kam besim”, shkruan Rama.
Lajm i mirë (si për inat të atyre që vunë kujën pse Vlora jo Kukësi?): Më në fund një kontakt serioz për ✈️ e Kukësit?Të shohim.Kam besim✌️
— Edi Rama (@ediramaal) January 18, 2018
Aeroporti i Vlorës – Rama: Në qershor hapet kantieri
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.