Pasaportat e reja të Britanisë pas Brexit do të prodhohen nga kompania franko-holandeze
Pasaportat britanike pas Brexit do të prodhohen nga një kompani franko-holandeze, sipas prodhuesit aktual në Mbretërinë e Bashkuar. Kreu i De La Rue, i cili prodhon dokumentin Burgundy të përdorur nga Britania që nga fundi i viteve 1980, tha se firma e tij ishte nënvleftësuar nga një ofertues tjetër.
“Unë do të duhet të shkoj të përballoj punëtorët që shtypin, t’i shoh ato në sy dhe të përpiqem t’u shpjegoj atyre pse qeveria britanike mendon se është një vendim i arsyeshëm për të blerë pasaportat franceze dhe jo britanike,” tha drejtori i De La Rue, Martin Sutherlan për radio BBC.
Sipas Zyrws Britanike ofertuesi është përzgjedhur pas një konkurrence rigoroze, të drejtë dhe të hapur që do të rezultonte në një produkt të sigurt me vlerën më të mirë për klientët dhe tatimpaguesit.
“The Telegraph”, “The Financial Time”, “The Sun” dhe “The Times” raportuan se Gemalto, me qendër në Francë dhe Holandë e kishte fituar marrëveshjen për të prodhuar pasaportat britanike pas Brexit.
Rregullat e prokurimit publik nuk i lejojnë qeverisë të përjashtojë kompanitë nga vendet e tjera të Bashkimit Europian.
Theresa May njoftoi në dhjetor të vitit të kaluar se Britani e Madhe do të rikthente ngjyrën e pasaportave të saj në blu të errët, duke përshkruar këtë masë si një “shprehje të pavarësisë dhe sovranitetit tonë.”
Ndërkohë, ish-ministri i qeverisë, Priti Patel tha për “The Sun” së May donte që qeveria të rishikonte vendimin për të lejuar që pasaportat të bëhen jashtë vendit.
“Të vendosësh punën në duart e francezëve është thjesht befasuese. Është një poshtërim kombëtar”, u shpreh ajo.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.