Pasiguri në tregje – Çmimet luhaten lehtë, SHBA “lufton” OPEC
Çmimet e naftës u regjistruan në luhatje minimale gjatë sesionit të parë të kësaj jave. Kjo vjen për shkak të pasigurisë së investitorëve, në një kohë që tregu fizikisht është i tejngopur me ofertë.
Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 48.29 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 45.95 dollarëve për fuçi.
Ekspertët dhe investitorët shprehen se çmimet aktualisht po udhëhiqen nga spekulimet. Të dhënat tregojnë se, marrëveshja e OPEC dhe prodhuesve të tjerë si Rusia për të shkurtuar prodhimin deri vitin e ardhshëm, nuk po jep efekt në tregje, pasi në shtetet e bashkuara ka një prodhim rekord.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.