Pasiguria tregtare do të shkurtojë prodhimin global me 850 miliardë dollarë
Pasiguritë e politikës tregtare të nxitura nga mosmarrëveshjet e administratës Trump, sipas analistëve të Rezervës Federale do të sjellin rreth 850 miliardë dollar të humbura në nivel global.
Studiuesit analizuan artikujt e gazetave dhe thirrjet e fitimeve të korporatave për të vlerësuar pasigurinë e politikës tregtare, duke zbuluar se kohët e fundit “janë rritur në nivele që nuk janë parë që nga vitet 1970”.
Me GDP e Amerikës të vlerësuar në rreth 20 trilion dollarë, dhe ajo botërore në rreth 85 trilion dollar, pritet që humbjet të sjellin rënie me 1 % te GDP-së globale.
Në përpjekje për të fituar kushte më të mira tregtare, administrata Trump ka rritur tarifat në qindra miliarda dollar për importet kineze dhe ka imponuar ose kërcënuar të imponojë detyrime për importet nga partnerë të tjerë tregtarë, përfshirë Meksikën dhe Bashkimin Europian.
Por sipas Rezervës Federale tarifat pritet të jenë të dëmshme për rritjen e ekonomisë së SHBA-së
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.