Pasoja mbi ekonominë – Xhepa: Borxhet e akumuluara sjellin ngërç
Ekspertët e ekonomisë e cilësojnë si papërgjegjshmëri të qeverisë akumulimin në kohë të detyrimeve të prapambetura, sipas të cilëve sjellin pasoja të rënda për ekonominë e vendit duke e futur atë në ngërç. Selami Xhepa komenton për SCAN të dhënat mbi mos shlyerjen në kohë të detyrimeve që qeveria ka ndaj bizneseve dhe individëve.
Nga ana tjetër, Xhepa sugjeron që qeveria të jetë e kujdesshme në prokurimin e veprave publike, duke mos tejkaluar mundësitë që ka.
Sa i takon faturës së gjyqeve për largimet nga puna, Xhepa thekson se përpos borxhit, një administratë jo e qëndrueshme është një administratë jo efiçente.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.