Pasojat e ndotjes në Shqipëri – Më pak problematikja në rajon, 100 vdekje për 100.000 banorë
Ndotja shkakton 76 deri në 100 vdekje për çdo 100.000 banorë në vendin tonë, thotë një studim i fundit i revistës më të vjetër dhe më prestigjioze mjekësore në botë, “The Lancet”. Madje, Shqipëria, siç duket qartë edhe nga kjo hartë, renditet mes vendeve më pak problematike në Europë në këtë drejtim, dhe si vendi më pak problematik në rajon.
Ngjyra rozë tregon vendet që kanë një normë nga 10 deri në 15%, përfshirë vendin tonë, dhe siç shihet re qartë, rajoni i Ballkanit është thuajse i gjithi me ngjyra të ndezura. Harta tregon se Shqipëria është në të njëjtat nivele me vende si Italia, Britania e Madhe, Gjermania, apo Holanda.
Një pjesë e mirë e vendeve të Europës perëndimore, që janë edhe pjesë e Bashkimit Europian kanë një problem më të ulët me ndotjen. Vendet ish komuniste, përfshirë Shqipërinë deri diku, përballlen me ndotjen edhe për shkak të kontaminimit nga fabrikat e dikurshme të kimikateve, por edhe për shkak të armatimeve të përhapura gjerësisht në territor ndër vite.
Sa i përket vetëm ndotjes së ujit ndërkohë, rezulton se në Shqipëri diçka e tillë ekziston minimalisht, të paktën në rrafshin shëndetësor. Në rang global, ndotja vlerësohet se shkakton 9 milionë viktima në vit me një kosto prej 4.6 trilionë dollarësh.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.