Pastrimi i parave – Gjokutaj: Më të prekur në 2018, sektori i ndërtimit dhe shoqëritë noteriale
Sektori i ndërtimit si edhe shoqëritë noteriale janë dy sektorët me të ekspozuar ndaj pastrimit të parave gjatë viti 2018. Sipas kreut të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave Arlind Gjokutaj shuma totale e sekuestruar gjatë vitit që lamë pas ishte në vlerën prej 32.8 mln euro kryesisht llogari bankare , pasuri të paluajtshme dhe pastrim parash ku vetëm për këtë të fundit shifra arrin në 21 milion euro.
Gjokutaj nënvizoi si problem numrin e ulët të dënimeve nga ana e gjykatës kjo sipas tij vjen si pasojë e një boshllëku ligjor duke deklaruar se për të eliminuar këtë problem, janë gati projektligjet që pritet të votohen
Kreu i këtij institucioni i pyetur nga deputeti i mazhorancës Spartak Braho u ndal edhe në numrin e të dënuarve për pastrim parash.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.