Pastrimi i plazheve në vend – Klosi, në Vilë Bashtovë: Aksioni edhe pas datës 22 prill
Plazhi Vilë Bashtovë në Rrogozhinë ishte destinacioni i radhës së pastrimit. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, inspektoi zonën ku u bë ndërhyrja, duke thënë se dhe pas datës 22 prill se do të punohet intensivisht në çdo plazh.
Sipas ministrit plazhet do të mbahen pastër edhe gjatë sezonit turistik dhe kjo falë një plani të detajuar me prefektët dhe kryetarët e bashkive.
Mesazhin e punës në vijim e dha edhe prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari e cila ndjek nga afër të gjithë punën për “Javën e Tokës” në këtë qark. Plazhi i Vilë Bashtovës është pjesë e planit të pastrimit për qarkun e Tiranës ku prej datës 16 prill punohet çdo ditë në 12 segmente të përcaktuara më parë.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.