“Pastrimi” i plazheve nga çadrat e shezlongët, radha e Qerretit dhe Spillesë. Procedim tjetër për zyrtarët e bashkisë së Kavajës
Policia e Shtetit njofton se janë liruar nga Policia e Kavajës në plazhin e Qerretit dhe në Spille rreth 1 mijë metra katror plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme. Policia e Kavajës ka sekuestruar rreth 200 komplete çadra e shezlongë të vendosur në mënyrë të paligjshme.
“Procedohen nga 2 përfaqësues subjektesh konkretisht A.B dhe E.H, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pushtimi i tokës”, pasi në Qerret dhe në Spille këta shtetas kishin zënë hapsirën e plazhit me shezlonge, çadra e karrige në mënyrë të paligjshme” njofton Policia.
Policia e Kavajës bën me dije se ka përcjellë dokumentat në Prokurori edhe për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në ngarkim të zyrtarëve të tatim taksave në Bashkinë Kavajë, të proceduar më parë gjatë operacionit “Plazh i Lirë” të zhvilluar në Golem, të cilët nuk kanë kryer detyrën, duke lejuar që këto biznese dhe të tjera të proceduara më parë nga Policia, të ushtronin aktivitet në mënyrë të kundërligjshme.
Operacioni është në vijim në gjithë vijën bregdetare.
SCAN
Qerret-Spille.Vijon operacioni " Plazh i lirë", në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave "Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore.Lirohen nga Policia e Kavajës në plazhin e Qerretit dhe në Spille rreth 1000 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme.Policia e Kavajës sekuestron rreth 200 komplete çadra e shezlongë të vendosur në mënyrë të paligjshme.Procedohen nga 2 përfaqësues subjektesh konkretisht A.B dhe E.H, për veprat penale "Fshehja e të ardhurave", "Mospagimi i taksave dhe tatimeve" dhe "Pushtimi i tokës", pasi në Qerret dhe në Spille këta shtetas kishin zënë hapsirën e plazhit me shezlonge, çadra e karrige në mënyrë të paligjshme. Policia e Kavajës ka përcjellë dokumentat në Prokurori edhe për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", në ngarkim të zyrtarëve të tatim taksave në Bashkinë Kavajë, të proceduar më parë gjatë operacionit "Plazh i Lirë" të zhvilluar në Golem, të cilët nuk kanë kryer detyrën, duke lejuar që këto biznese dhe të tjera të proceduara më parë nga Policia, të ushtronin aktivitet në mënyrë të kundërligjshme.Operacioni është në vijim në gjithë vijën bregdetare.
Posted by Policia e Shtetit on Sunday, August 11, 2019
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.