Patenta me pike – Penalizohen 9735 drejtues të mjeteve rrugore
Patenta me pikë u lakua gjatë përpara implementimit si një formë efikase për t’i bërë më të përgjegjshëm drejtuesit e automjeteve.
Në fakt nga nisja e zbatimit të këtij projekti në vitin 2016 e deri në fillim të vitit 2017 numri i atyre që janë penalizuar ka kapur shifra të larta.
Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor raportoi se në total në vitin 2016 anë 9737 raste heqje pikësh dhe 116 raste heqje leje drejtimi.
Njëkohësisht me këtë duket se është punuar për informatizimin e sistemit edhe për marrjen e një leje drejtimi.
Në total në vitin 2016 kanë fituar provat dhe janë pajisur me leje drejtimi 61791 persona, sipas kategorive:
Kategoria A 3067 persona
Kategoria B 52208 persona
Kategoria C 3886 persona
Kategoria D 1232 persona
Kategoria CE 1398 persona
Në regjistrin kombëtar të drejtuesve të mjeteve rrugore janë të evidentuar të paktën 820 mijë shtetas të pajisur me leje drejtimi të kategorive të ndryshme.
Nertila Maho/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.