Paundi britanik/ Boris Johnson po luan me zjarrin
Boris Johnson ka qenë udhëheqësi i Britanisë vetëm për një javë, por që tani ai dhe kabineti i tij pro Brexit kanë arritur një moment historik: Paundi ka rënë në nivelin e tij më të ulët kundrejt dollarit amerikan dhe euros që nga viti 2017.
Shkaku është padurimi i ri i Britanisë mbi procesin Brexit, me Johnson që refuzon të takohet madje edhe me liderët e BE-së derisa këta të fundit të heqin kushtet e marrëveshjes që janë dakordësuar me paraardhësen e tij Theresa May.
Në kohëra më normale, paundi do rritej me ardhjen e një konservatori në pushtet që është pro-biznesit dhe uljes së taksave, megjithatë Johnson e ka vërtetuar tanimë që nuk i hyn shumë në sy tregtia valutore. “Paundi herë do të ulet, herë do të ngrihet.”, ka thënë ai me cinizëm.
Ne gjithashtu e dimë se disa Brexiters e shohin dobësimin e valutës britanike si një gjë të mirë. Ish Sekretari i Brexit David Davis tha përsëri në shkurt se parashikimet për një rënie të monedhës 20% në rast të asnjë marrëveshjeje ishin për t’u brohoritur: “Mallrat tona do të bëhen 20% më konkurruese në tregun global.”
Ka një optimizëm të rrezikshëm këtu: “Mund të zhvlerësohet paundi, por do të forcohen eksportet britanike dhe presioni i madh në Bruksel do të sjellë shkatërrim.” Kjo është të luash me zjarrin.
Ndërsa është e vërtetë që pesha e tregtisë po bie 15%, kjo mund të ketë më pak rëndësi sesa mendojnë Brexiters. Johnson dhe Raab duhet të reflektojnë më me kujdes mbi arsyen kryesore që investitorët nuk po i besojnë më paundit: Ndikimi i parashikuar negativ daljes së Britanisë pa një marrëveshje. Dhe ky ndikim sigurisht do të thotë një mjedis më pak tërheqës dhe më i kushtueshëm për eksportuesit, pavarësisht nëse bëhet përmes tarifave të reja, barrierave rregullatore ose rritjes së ulët të produktivitetit.
Rreziku i Britanisë për inflacion është tani mjaft i ulët, duke gjykuar nga të dhënat e Bankës së Anglisë dhe parashikimet e tregut, sepse janë parë periudha të rritjes së çmimit të konsumit që nga referendumi. Megjithatë të ardhurat reale të disponueshme të ekonomisë shtëpiake të vendit janë zvogëluar rreth 0.3% mesatarisht midis 2016 dhe 2019. Brexit tashmë po e keqëson Mbretërinë e Bashkuar dhe rënia e vlerës së paundit nuk e përmirëson aspak situatën.
Burimi: Bloomberg
https://www.bloomberg.com/opinion/articles/2019-07-31/pound-slump-boris-johnson-is-playing-with-fire?srnd=opinion
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.