Paundi në rënie drastike – BoE rivlerëson hipotezën e uljes së taksave
Viti i ri ekonomik hapet për Anglinë me shpresën e një ulje të normës së interesit: një surprizë, deri para pak kohësh po aq e papritur sa largimi i Dukëve së Sussex, Harry dhe Meghan.
Në Britani momentalisht lajmi i ditës nuk është më Brexit por pikërisht ulja e mundshme e parakohshme e kostos së parave nga Banka e Anglisë, banka qendrore angleze.
Në nëntor ‘lokomotiva’ britanike u prish. PBB ra 0.3% (ndërsa pritej një ekonomi e fortë) dhe rënia bëri që Gertjan Vlieghe, anëtar i jashtëm autorizues i komitetit të politikës monetare të BoE, të dalë nga ‘dollapi’ dhe të flasë hapur: duke u treguar i gatshëm për të propozuar një ndërhyrje në normat e interesit, të cilat sot janë 0.75% dhe duhet të ulen përsëri, në 0.5%, më herët nga sa pritej.
Nga një këndvështrim i caktuar, rënia është e shëndetshme: do të thotë që Paundi është rikthyer të jetë më e ndjeshëm ndaj politikës monetare sesa ndaj rrezikut politik, çfarë pikërisht ka ndodhur në 3 vitet e fundit pas referendumit për Brexit.
Ditën e hënë, në sallat e operacioneve financiare, të gjithë kishin ulur çmimet e tyre deri në fund të muajit. Me një valutë më të dobët reagimi i dytë, parashikon Nigel Green, CEO i DeVere, një menaxher i pavarur i pasurive, do të jetë ikja e kapitalit nga vendi drejt aktiveve të huaja më fitimprurëse.
Data kryesore është 30 janari, dita e mbledhjes së BoE. Por për të kuptuar se çfarë do të bëjë ose jo banka qendrore angleze, data e kuqe e kalendarit do të jetë një javë më parë: 24 janar, do të publikohen të dhëna të ndjeshme nga indeksi Pmi. Bazuar në këto, BoE do të vendosë. (ilsole24ore)
E.S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.