Paundi shkëmbehet me 85 cent në aeroportin e Londrës
Paundi ka shkuar nën 1 € në aeroportet më të mëdha të Britanisë, ndërsa dollari është në barazi.
Tregu i valutave ka shënuar një rënie të jashtëzakonshme pasi perspektiva e një Brexit pa marrëveshje duket gjithnjë e më e mundshme. Në kulmin e sezonit të festave, çmimet për udhëtarët britanikë do të jenë në nivelin më të lartë dy-vjeçar.
Atesmimet për monedha më pak të njohura janë jashtëzakonisht të pafavorshme në aeroportin më të madh të Britanisë.
Norma për dollarë kanadezë në Gatwick ishte 1.30 $ C, krahasuar me një normë ndërbankare prej 1.60 $ C. E njëjta situatë vlen edhe për monedhat e tjera sipas një studimi që ka kryer The Independent në aeroportet e Britanisë.
Burimi: The Independent
DOSTI BANUSHI – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.