Pavarësisht përmirësimit të lehtë, mbeten në fuqi masat anti-Covid! Edhe për dy javë të tjera, lëvizja deri në 20:00
Komiteti i Ekspertëve për menaxhimin e pandemisë ka vendosur të lerë në fuqi masat ekzistuese anti-Covid, pavarësisht se javën e fundit është konstatuar një përmirësim i lehtë i situatës.
Do të mbetet në fuqi ora policore ku lëvizja lejohet deri në orën 20:00 të mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit.
Baret dhe restorantet do të funksionojnë deri në 20:00 dhe pastaj vazhdon shërbimi io dërgesës së ushqimit në banesë.
Do të kemi mësimi online të universiteteve dhe shkollave të mesme, me përjashtim të maturave. Fluturimet me Britaninë edhe për dy javë mbeten të pezullura.
Rekomandohet të mbetet në fuqi urdhëri që të mos lejohen grumbullime më shumë se 10 veta.
Këto masa do të qendrojnë në fuqi edhe për dy javë dhe në varësi të ecurisë së pandemisë do të rishikohen.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.