PayPal -500 milionë dollarë investime tek Uber
Kompania e pagesave online në internet PayPal Holdings Inc planifion të investojë rreth 500 milionë dollar investime tek Uber Technologies Inc, pasi kompania e pagesave online do të zbulojë afatet për ofertën e saj më të mirë publike ditën e sotme, njoftoi Refinitiv IFR. PayPal do të investojë në Uber nëpërmjet një vendosjeje të njëkohshme private me çmimin e IPO, njoftoi IFR të enjten.
Një komponent i shërbimeve financiare është i rëndësishëm për Uberin, pasi ai punon për t’u zgjeruar në një “Superapps” të logjistikës dhe shërbimeve të transportit. Për të gjithë ata që nuk janë të informuar, Superapps janë aplikacione ku konsumatorët shkojnë për një sërë shërbimesh, siç mund të jetë transporti, blerja dhe pagesat.
Kompanitë e tilla mund të jenë shumë më fitimprurëse sesa ato që ofrojnë vetëm një biznes apo shërbim thelbësor. Uber pritet ti tregojë investitorëve se do të kërkojë të vlerësohet midis 80 miliardë dhe 90 miliardë dollarë, sipas njerëzve të njohur me këtë çështje.
Vlerësimi i kërkuar është më i vogël se vlerësimi prej 120 miliardë dollarësh që bankierët e investimeve i thanë Uberit vitin e kaluar se do të mund të shkëmbejnë, dhe do të qëndrojnë sa më afër vlerësimit prej 76 miliardë dollarësh që arriti në raundin e fundit privat të mbledhjes së fondeve vitin e kaluar.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.