PD, denoncime në SPAK për zgjedhjet – Boçi: Rezultati i deformuar, kemi prova konkrete për blerje të votës
Deri më tani Partia Demokratike ka depozituar 50 denoncime në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion për blerjen e votës gjatë fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit.
Në një intervistë për televizionin SCAN, deputeti i PD në qarkun e Ebasanit Luciano Boçi tha se rezultati i zgjedhjeve është i deformuar dhe se për këtë ka prova konkrete.
Boçi vlerësoi fushatën e bërë nga PD si një proces brenda të gjitha parimeve dhe rregullave me një program dinjitoz
Boçi foli edhe për qarkun ku ai fitoi mandatin e deputetit duke theksuar nevojën për ndryshim dhe zhvillim ekonomik gjë e cila është parashikuar në program me synim zhvillimin e qarkut dhe ndalimin e emigrimit të rinisë .
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.