PD denoncon detyrimet e prapambetura, Tabaku: Qeveria e oligarkëve, 50 mld lekë detyrime
Partia demokratike ka denoncuar, detyrimet që qeveria ka ndaj biznesit. Ish deputetja Jorida Tabaku në një status në rrjetin social Facebook, shkruan se: megjithëse qeveria Rama kishte premtuar se do të shlyente çdo detyrim ndaj bizneseve, ka akumuluar 70 miliard lekë borxhe, ndërkohë që pretendon se do të rrisë shpenzime në infrastrukturë në këtë vit electoral. Historia e detyrimeve të prapambetura që fshihen nga qeveria për t’u evidentuar sa nga FMN dhe nga KLSH.
Në vitin 2018 detyrimet e prapambetura sipas raportit zyrtar të KLSH ishin 60.3 mld lekë ndërkohë që gjasat janë që detyrimet reale për 2019 do jenë edhe më të larta. Për vit, sjellja e qeverisë që manipulon dhe fsheh borxhin kanë treguar që Shqipëria ka një borxh real më të madh se sa ajo që pohon qeveria. Rritja e detyrimeve të prapambetura, që është kthyer në gangrenë, dëshmon se qeveria nuk ka një vizion të qëndrueshëm ekonomik.
Mes kontratave me PPP që po përthajnë të gjitha taksat e shqiptarëve, qeveria ka fryrë më shumë se çfarë mundet dhe shpenzimet e buxhetit. Rezultati do të jetë gjithnjë e më shumë katastrofik për ekonominë e vendit që nuk po merr mbështetjen e duhur.
Arbër Hitaj / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.