PD harton një rezolutë kundër dhunës në familje – Albana Vokshi bën publike kërkesën
Partia Demokratike ka hartuar një rezolutë kundër dhunës në familje. Pjesë e firmëtarëve për marrjen e masave urgjente është edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kërkesën e ka bërë publike deputetja Albana Vokshi.
25 nëntor deri më 10 dhjetor janë edhe Ditët Ndërkombëtare të Sensibilizimit Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vazjave.
Sipas rezolutës së hartuar, qeveria nuk ka ndërtuar asnjë mekanizëm efikas për të parandaluar dhunën në familje. Në kuadër të saj, ajo parashikon një mbikëqyrje të fortë parlamentare dhe trajtimin të denoncimeve për rastet e dhunës në familje.
Rezoluta e Partisë Demokratike kërkon që Kuvendi brenda 15 ditëve të krijojë një Komision të Posaçëm për trajtimin ligjor të këtij fenomeni, ndërsa brenda një periudhe prej 60 ditësh parashikohet që qeveria të analizojë, paraqesë të dhënat dhe të krijojë një regjistër ndërkombëtar.
Tjetër kërkesë e paraqitur në të përfshin krijimin e një strukture me qëllim parandalimin e dhunës e mbrojtjes së viktimave. Ndërkohë, sipas saj duhet të përjashtohen me ligj nga amnistia dhe nga rrethanat lehtësuese gjatë gjykimit për krimet në familje.
Rishikimi i mekanizmave për masat mbrojtëse ndaj dhunës në familje për moslejimin e bashkëjetesës në një mjedis të dhunuesit dhe viktimës është një tjetër kërkesë e hartuar në rezolutë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.