PD: Paketa fiskale klienteliste e antibiznes – Jorida Tabaku: Ligje me porosi për favorizimin e oligarkëve pranë qeverisë e PPP-ve
Partia Demokratike e ka përkufizuar paketën fiskale 2022, klienteliste dhe anti biznes, e ideuar me Ligje me porosi për favorizimin e kompanive pranë qeverisë e PPP-ve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nënkryetarja e kësaj partie Jorida Tabaku ka akuzuar se Qeveria është angazhuar edhe një herë për të shkruar një politikë fiskale që favorizon oligarkët dhe bizneset e tyre në kurriz të sipërmarrjes.
Në Paketën Fiskale, analizon Tabaku, qeveria do të favorizojë përmes përjashtimit nga TVSH-ja importet e makinerive dhe pajisjeve të realizimt të kontratave, bizneset që kanë mbi 500 mln lekë duke hequr përjashtimin per biznese deri ne 50 mln leke duke dënuar me falimentim bizneset e mesme dhe ato të vogla.
Nga ky përjashtim fitojnë vetëm koncesionarët e mëdhenj të rrugëve me PPP.
Kjo quhet kapje e shtetit dhe kjo quhet vendimarrje me porosi.
Kjo është vendimarrje me standard të dyfishtë, thonë do heqim përjashtimet ndërkohë përjashtojnë vetëm të mëdhenjtë.
Më tej e njëjta mazhorancë që po i ul taksat oligarkisë dhe vetes së saj duke minuar dhe shkatërruar tregun e lirë, ka vendosur një akcizë për gazin e ngrohjes dhe gatimit.
“Janë mbi 80% e familjeve që gjetën shpëtimin tek gazi për ngrohje dhe gatim kur çmimi i energjisë u rrit pas ardhjes në pushtet të qeverisë Rama. Shqipëria 2022 do të ballafaqohet me paketën më klienteliste që është aplikuar ndonjëherë në Shqipëri. Shqiptarët që janë mbi 30% të varfër në nivelin më të ulët të varfërisë do të paguajnë”, thekson Tabaku.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.