PD prezanton platformën anti-korrupsion, Basha: I dënon fajtorët dhe i rikthen paratë shqiptarëve
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar platformën anti-oligarki dhe anti korrupsion, që sipas tij do të dënojë fajtorët dhe do t’i rikthejë paratë shqiptarëve. Në takimin e radhës me gazetarët, Basha u ndal tek një ndër hapat e parë që do të ndërmarrë PD kur të vijë në pushtet, që është miratimi dhe zbatimi i ligjit të ri anti-mafia.
Sipas Bashës zbatimi i këtij ligji rikthen konkurrencën në cdo sektor , kthen paratë pubike të grabitura nga abuzuesit te qytetarët si edhe përmirëson klimën e biznesit.
Kreu i PD u ndal më tej edhe në planin me 5 pika dhe nevojën emergjente të zbatimit të tij për përmirësimin e situatës në shëndetësi dhe ekonominë e vendit.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.