PD prezanton programin për arsimin – Basha: Rrisim buxhetin, rritje pagash për mësuesit dhe pedagogët
Pas prezantimit të programit ekonomik, partia demokratike ka prezantuar programin që ka për arsimin. Kryedemokrati, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij, prezantoj disa nga pikat kryesore të programit, që lidhet me rritjen e pagave për mësuesit por edhe pedagogët.
Gjithashtu Basha u angazhua për ndryshimin e ligjit për arsimin e lartë.
Një element i rëndësishëm për Bashën do të jetë edhe krijimi i kushteve të domosdoshme për pavarësinë e universiteteve dhe ndihmën e studentëve më të mirë, duke ju paguar stazhe për 12 muaj.
Arbër Hitaj / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.