PD prezanton programin për mirëqenien sociale – Basha: Dyfishojmë ndihmën sociale, rrisim pensionet
Pas arsimit, ekonomisë, shëndetësisë, Partia Demokratike ka vijuar me prezantimin e pikave të programit të saj për zgjedhjet parlamentare në 25 prillit. Kryedemokrati Lulzim Basha prezantoj pikat që forca e tij politike ka për mirëqenien sociale.
Basha u ndal në disa pika, si dyfishim të të ardhurave për shtresën në nevojë, për të vijuar me rritjen e pensionit.
Basha theksoj disa herë se qëllimi i programit të PD dhe qeverisjes së demokratëve është krijimi i kushteve të barabarta për të gjithë, në mënyrë që shqiptarët të mos largohen por ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu.
Arbër Hitaj / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.