Pelosi zgjidhet përsëri! Rezultati i votimit, i ngushtë. Kontrolli i senatit është ende i pavendosur
Nancy Pelosi, është rizgjedhur kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve në një rezultat të vështirë, ndërkohë që Kongresi i ri mori detyrën përballë pasigurive politike. Kontrolli i Senatit është ende i pavendosur dhe disa republikanë ndohen ende në konflikt mbi rezultatin e zgjedhjeve. Dhoma votoi me 216 pro dhe 209 kundër për të rivendosur Pelosi, pasi Demokratët humbën 11 vende në zgjedhjet e Nëntorit, duke pasur një mazhorancë më të vogël prej 222 ndaj 212. Pesë demokratë zgjodhën të mos ta votojnë. Pelosi tha gjatë një fjalimi se do të jetë detyrë e vështirë, duke theksuar se mbi 350,000 amerikanë kanë vdekur nga koronavirusi.
“Ndërsa betohemi sot, ne pranojmë një përgjegjësi shumë më të vështirë se gjeneratat e kaluara të lidershipit. Ne e nisim Kongresin e ri gjatë një periudhe të vështirësive të jashtëzakonshme. Prioriteti kryesor është mposhtja e koronavirust dhe kjo është pikërisht ajo që do bëjmë.”
Pelosi premtoi se më shumë ndihma do të ndjekin paketën e fundit prej 892 miliardë dollarë që u kalua nga Kongresi në muajin Dhjetor. Senati vazhdon të qëndrojë i kontrolluar nga Republikanët, përpara zgjedhjeve në Georgia këtë Javë, duke i dhënë anëtarëve një platformë për të përçuar pretendimet e pabaza të Donald Trump se humbja e tij ishte rezultat i një mashtrimi. Shumë shtete federale nuk kanë zbuluar ndonjë lloj të mashtrimit që pretendon Trump, por senatorët republikanë planifikojnë ta sfidojnë rezultatin kur Kongresi ta certifikojë ditën e Mërkurë.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.