Pengesat e krizës politike, Crawford: Biznesi kërkon qetësi, rajoni ndikon negativisht
Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford i pyetur për efektet e krizës politike në tre muajt e fundit ka theksuar se tashmë është shtuar edhe një vështirësi për të afruar investitorët e mëdhenj të huaj.
Lidhur me situatën e tensionuar në rajon, ku përveç Shqipërisë mund të dallojmë Maqedoninë dhe Kosovën me realitete të paqarta dhe qëndrime të ashpra politike, Crawford deklaron se mjafton vetëm një vend në Ballkan që të ketë probleme dhe shumica e biznes-planeve shkatërrohen.
Gjithsesi, pavarësisht situatës së vështirë politike, sondazhi i fundit i Dhomës Amerikane tregon për një rritje të cilësisë së të bërit biznes në Shqipëri për vitin 2016 dhe fillimin e vitit 2017.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.