“Pensioni minimal, 20 mijë lekë” – Bashkimi i Pensionistëve, Xhani: Rritja me 5%, e pamjaftueshme
Bashkimi i Përgjithshëm i Pensionistëve të Shqipërisë kërkon që pensioni minimal në shkallë vendi të jetë në masën e 20 mijë lekëve. Pas nxjerrjes për konsultim të Planit Kombëtar të Moshimit 2020-2025, i cili parashikon caktimin e një pensioni minimal, kreu i shoqatës Faik Xhani, thotë për TV SCAN se kjo do të ishte një vlerë e përshtatshme për të plotësuar nevojat e pensionistëve, ndërkohë që parashikimin për rritjen e pensioneve të ulët me 5% çdo vit e konsideron si të pamjaftueshme.
Xhani komenton dhe planin për transport publik falas, ndërsa kërkon që buxheti për aktivitetet sociale për moshën e tretë të caktohet si një zë i veçantë.
Pak ditë më parë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nxori për konsultim publik Planin Kombëtar të Veprimit, i cili ndër të tjera parashikon detyrimin për caktimin e një pensioni minimal në shkallë vendi, por do të jetë vendimi i qeverisë ai që do të përcaktojë se sa do të jetë masa e këtij pensioni.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.