Pensionistët largohen nga Greqia, Bloomberg: Zhvendosen në Bullgari, vendin më të lirë të BE
Pensionistët grekë kanë nisur të zhvendosen në vendet më të varfra të Europës, për shkak të shkurtimit të pensioneve të tyre.
Greqia, që është destinacion për daljen në pension nga europianët e tjerë, po zbulon se qytetarët e vet kanë vendosur të jetojnë vitet e tyre të fundit në vendin më të lirë të Europës, pasi pensionet e tyre janë shkurtuar më shumë se 20 herë gjatë krizës së borxhit. Sipas intervistave të Bloomberg, në Sofje, kryeqytetin bullgar, pensionistët grekë “jetojnë si mbret”.
Kryeministri Aleksis Tsipras, rrezikon përplasje me kreditorët ndërkohë që përpiqet të shmangë uljen e pensioneve për vitin e ardhshëm. Buxheti grek që është paraqitur te Komisioni Europian në datën 15 Tetor, përfshin një skenar pa ulje të pensioneve, që sipas Qeverisë nuk do të pengojë arritjen e objektivave të suficitit buxhetor.
Ndërkohë, zgjedhja e pensionistëve grekë që të zhvendosen në Bullgari, është e vlefshme. Sipas Eurostat, në vitin 2017, kosto e jetesës së Greqisë ishte thuajse sa dyfishi i Bullgarisë, që është vendi më i lirë në BE.
Në Sofje, benzina kushton 1.15 euro për litër, një kafe ekspres në 2.3 euro ndërsa bileta e metros, 80 cent. Në Greqi, të njëjtat shërbime/produkte, kushtojnë 1.6, 4.7 dhe 1.4 euro në mënyrë respektive.
Bullgaria u bë vend anëtar i Bashkimit Europian në vitin 2007 dhe është rritur me një normë mesatare vjetore prej 2.4% që prej atëherë.
Nga ana tjetër, ekonomia greke ka pësuar rënie të madhe gjatë krizës së borxhit, që fshiu 25% të Produktit të Brendshëm Bruto, rriti papunësinë në nivel rekord dhe rrezikoi daljen e vendit nga Eurozona.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.