Për të qenë shitës të mirë ju duhet fillimisht të jeni njeri i mirë
Kjo mund të tingëllojë si një këshillë për fëmijë, por nëse me të vërtetë dëshironi të avanconi karrierën tuaj të shitjeve, duhet të keni një sjellje të mirë!
Në veprën klasike influence, të Robert Cialdini: The Psychology of Persuasion, ai tregon gjashtë parime që ndikojnë.
Një prej tyre është pëlqimi. Nëse më pëlqeni, kam më shumë gjasa të kem ndikim tek ju. Ja pse.
Së pari, sjelljet e mira janë një mënyrë e mirë e qetësimit të nervave të konsumatorit. Një mendje e cila është e relaksuar merr vendime më të mira.
Stresi, në anën tjetër, ndalon kreativitetin e nevojshëm për një vendimmarrje të mirë. Së dyti, sjelljet e mira sjellin pëlqyeshmërinë. Të qenit i pëlqyer dërgon në besueshmëri. Besueshmëria dërgon në ndikim.
Lidhja në mes pëlqimit dhe besimit është aq e fortë sa që njerëzit kanë fituar një pasuri nga ai parim gjatë shekujve. Mua më pëlqen ti. Të besoj. Do të shkoj aty ku ti thua.
Sipas Entrepreneur, ekzistojnë tre mënyra për rritjen e pëlqyeshmërisë:
Të qenit i pëlqyer është një vendim i cili është vetëm i juaji. Ju zgjidhni qëndrimin tuaj, vendosni tonin emocional dhe mbani një ambient pozitiv. E gjitha fillon vetëm me një vendim aktiv. Bëni zgjedhjen tuaj.
Praktikoni qëndrim të fuqishëm të fytyrës
Ne ndjejmë energjinë dhe pëlqimet duke shikuar fytyrën. Ne e bëjmë atë pa vetëdije, por ne marrim vendime të vërteta bazuar në qëndrimin e fytyrës. Energjia e brendshme shfaqet përmes fytyrës. Ai qëndrim në fytyrë bën dallim të madh në perceptim.
Zhvilloni aftësitë tuaja të kuriozitetit
Është një reagim i zakonshëm të vlerësojmë kur të tjerët interesohen për ne. Konsumatori juaj bëhet më i angazhuar dhe ju beson më shumë kur kërkoni të kuptoni me të vërtetë situatën e tij.
Nuk ka të bëjë vetëm me pyetjet rreth nevojave dhe dëshirave. Ka të bëjë me lidhjen emocionale me konsumatorin tuaj duke provuar të kuptoni nevojat dhe dëshirat e tij. Është një kuriozitet i cili nuk mund të shkruhet. Bazohet në një dëshirë të thellë për të kuptuar dhe pastaj për të shërbyer.
Të qenit i mirë kërkon një qëllim. Sjelljet e mira nuk janë natyrale në kulturën ‘’unë së pari’’. Pra si mund të bëheni më të mirë?
Zgjidhni të jeni të pëlqyer
Shikoni fytyrën tuaj
Lidhuni me njerëzit
Bëni këto gjëra mirë, dhe ju mund të ndryshoni botën e konsumatorit tuaj.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.