Përballja me zjarret, Kodheli: Ndërhyrjet për një muaj kanë kushtuar rreth 30 mln lekë
Zjarret e shkaktuara si rezultat i temperaturave të larta në vendin tonë i kanë kushtuar Ministrisë së Mbrojtjes rreth 30 milionë lekë për një muaj.
Në një prononcim për median Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli është shprehur se deri tani janë realizuar 102 operacione në të cilat janë përfshirë edhe Forcat e Armatosura për të shuar vatrat e zjarrit në të gjithë vendin.
Temperaturat e nxehta dhe pa reshje parashikohet të vijojnë deri më 15 shtator edhe pse pak ditë më parë u fol se do të kishim një rëni të temperaturave me rreth 5 gradë.
Në këto kushte emergjencat Civile dhe të gjitha instancat përkatëse janë në gatishmëri të plotë për të përballuar situatën me zjarret në të gjithë vendin.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.