Përdoret ilaçi i ri i Alzheimer / Pacienti i parë merr “Aduhelm”, pavarësisht kritikave dhe çmimit
Një spital në Shtetet e Bashkuara ka bërë administrimin e parë të ilaçit të ri kontrovers dhe të shtrenjtë të Alzheimer nga Biogen të miratuar së fundmi, përpara se sigurimi shëndetësor të Medicare të tregojë se sa do të paguajë. Mark Archambault, një 70-vjeçar nga Rhode Island, u bë pacienti i parë që trajtohet me ilaçin, Aduhelm, jashtë provave klinike. “Kjo është një arritje e madhe dhe përbën vetëm fillimin. Alzheimer është epidemia brenda pandemisë”- tha Stephen Salloway, profesor i neurologjisë tek Unversiteti Mjekësor Brown. Ai tha se programi tek spitali ka rreth 100 pacientë që kanë gjasa të jenë kandidatë të mirë për ilaçin, që jipet çdo muaj nëpërmjet një injeksioni në gjak. Aduhel, me emrin kimik aducanumab, u miratua bazuar tek provat se mund të reduktojë pllakat amiloide në tru, që është një shkaktar i Alzheimer, dhe jo tek provat se ngadalëson progresin e sëmundjes vdekjeprurëse. Administrata e Barnave dhe Ushqimeve miratoi ilaçin për të gjithë pacientët me Alzheimer, pavarësisht kundërshtimeve të forta nga paneli i vetë i ekspertëve. Aduhelm është testuar tek vetëm tek pacientët në fazat fillestare të sëmundjes. Disa mjekë kanë ngurruar të japin recetë për Aduhelm tek pacientët në fazë të vonë të Alzheimer. Biogen, që ka bashkëpunuar për ilaçin me prodhuesin japonez të barnave Eisai, ka caktuar një çmim mesatar prej 56,000 dollarë në vit, të cilën Shoqata e Alzheimerit e ka quajtur të “papranueshëm”. Shumica e pacientëve do mbulohen nga programi federal Medicare.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.