Përdorim i pa autorizuar i logos E-Albania – ISHMT: Gjoba nga 100-500 mijë lekë për ata që shkelin ligjin!
Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut njofton se është evidentuar që disa subjekte private ofrojnë dhe reklamojnë, kundrejt pagesës, shërbime me logon E- Albania e cila është markë e regjistruar ®️ nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe ndaj për këtë arsye përdorimi i saj i paautorizuar është i ndaluar.
E- Albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike dhe për këtë aktualisht ISHMT po kryen monitorim të tregut në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë për evidentimin e subjekteve të tilla.
Sipas informacionit të publikuar përdorimi i paautorizuar i markave tregtare të regjistruara, dënohet me masë administrative me gjobë nga 100-500 mijë lekë.
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.