Përdorte berberhanen edhe për vënie skedinash, arrestohet 41 vjeçari!
Policia e Shtetit njofton se nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i një shtetasi 41 vjeçar, banues në lagjen Çlirim, Berat, pasi është kapur në ambientet e berberhanes së tij duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit.
“Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” njofton Policia.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.