Përfaqësimi ligjor i MASR – Hyn në fuqi urdhri. Autorizimet, nga Sekretari i Përgjithshëm
Hyn në fuqi urdhëri për delegimin dhe disa rregulla të përfaqësimit ligjor të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Sipas këtij urdhri të publikuar vetëm pak ditë më parë në faqen e ministrisë, Autorizimet për përfaqësimin ligjor të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë në proceset gjyqësore kur thirret si palë në një gjykim, lëshohen nga Sekretari i Përgjithshëm, në emër të personit që do të përfaqësojë ministrinë.
Po ashtu sipas këtij urdhri, ngarkohen të gjitha institucionet e varësisë së Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, të caktojnë një person përgjegjës për të shkëmbyer çdo njoftim për ecurinë dhe ndjekjen e proceseve gjyqësore, me Drejtorinë e Shërbimeve Juridike në ministri.
Ky urdhër ngarkon Sektorin e Redaktimit Gjuhësor, Shërbimeve dhe Arkiv/Protokollit për vënien në dispozicion të dokumenteve të nevojshme në cilësinë e provave materiale për proceset gjyqësore.
Ndërsa ngarkohen për zbatimin e urdhrit Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Shërbimeve Juridike, Sektori i Redaktimit Gjuhësor, Shërbimeve dhe Arkiv/Protokollit sie dhe institucionet e varësisë së Ministrisë.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.