Përfundon afati për bizneset – Si do të kalohet paga e luftës tek punonjësit
Bizneset që nuk kanë aplikuar për të përfituar pagën e luftës prej 40 mijë lekësh për punonjësit që kanë larguar nga puna do të përballen me 50 mijë lekë gjobë për secilin prej tyre. Afati i vendosur nga qeveria, i cili ishte 5 Qershori, ka përfunduar dhe ditën e Hënë, bonusi do të fillojë ti kalohet individëve që plotësojnë kriteret për ta përfituar atë.
Përfituesve do t’iu jepet mundësia nga administrata tatimore që të plotësojnë të dhënat e tyre të llogarive bankare dhe më pas të vijohet menjëherë me kalimin në mënyrë automatike të masës së përfitimit. Sipas aktit normativ të qeverisë, subjektet që nuk do të gjobiten mosaplikim për përfitimin e ndihmës financiare janë ato te cilat i kane trajtuar me page të plote të punësuarit apo ish-te punësuarit.
Ndërkohë që u krijohet mundësia tatimpaguesve të gjobitur, për ankimim pranë administrates tatimore, duke paraqitur ne rruge elektronike, nëpërmjet portalit e-filing, shkaqet dhe/ose arsyet e mosaplikimit, jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë nga data e komunikimit te gjobës, sipas Kodit te Procedurave Administrative. Bonusin prej 40 mijë lekësh parashikohet ta përfitojnë afro 190 mijë punonjës nga 176 mijë që ishte planifikuar në fillim.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.