Përfundon me sukses testimi i makinës së parë që punon me mbetje uiski
Makina e parë në botë që punon me një biokarburant mbylli me sukses provën e saj të parë.
Cila ishte makina mori përsipër që të punonte me një biokarburant? Makina që kreu testin e parë me mbetjet e uiskit ishte një Ford Fokus.
Kjo makinë iu nënshtrua testeve duke bërë kilometrat e para në Skoci, ku testi rezultoi pozitiv. Grupi i studiuesve të Univeritetit të Edimbourg-ut, vendosën të zëvendësojnë benzinën dhe naftën me mbetjet e pijes alkoolike uiski.
Për të ushqyer makinën shkencëtaret e Edimbourg-ut kanë prodhuar një karburant të i quajtur “biobutanol”.
“Ajo që ne kemi bërë për të prodhuar këtë lloje karburanti, është kombinimi i mbetjeve të ndryshme të pijeve alkoolike nëpërmjet procesit të fermentimit ABE (Aceton, Butanol, Etanol)”, tha specialist i Universitetit të Edimbourg-ut Martin Tangney.
Biobutanoli është një produkt i lehtë për tu prodhuar, ku çdo vit industria e uiskit prodhojnë vetëm në Skoci rreth 750.000 ton mbetje.
Sipas studiuesve një biokarburant do të bëhet plotësisht masiv në vitin 2019. Ata thanë se me këtë gjetje mund të krijojnë një sektor të ri ekonomik për Skocinë që sjell të ardhura në më shumë se 100 milion paund.
Sipas “Celtic Renewables”, nëse prodhuesit më të mëdhenj të pijeve do të angazhoheshin në prodhimin e biobutanolit mund të ulin çmimin e naftës dhe benzinës, si dhe ndotja e ambientit do të kishte një vlerë zero.
Ylber Shehu/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.