Përfundon presidenca shqiptare e OSBE, Rama: “Vit jo normal, por presidenca e Shqipërisë e rëndësishme”
Ditën e sotme ka përfunduar zyrtarisht presidenca shqiptare 1 vjeçare e OSBE, në samitin dy ditor të ministrave të jashtë të OSBE që u zhvillua në Tiranë. Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij, theksoi se kjo nuk ishte një presidencë normale, pasi pati konflikte botërore por edhe Covid 19, por pavarësisht këtyre sfidave, presidenca shqiptare ja doli me sukses.
“Shqipëria shihej si një demokraci e re që shpesh mund të trazohej e larg së pasuri fuqisë diplomatike të shumicës së anëtarëve këtu. Shanset ishin kundër nesh e në krye të vitit vendosa objektiva për të zbatuar angazhimet tona, për të bërë ndryshimin në terren e ndërtuar stabilitetin përmes dialogut. Qëllimet tona i vendosëm lart, sfiduam veten jo vetëm për të lënë mbresë e sjellë ndikim, e mbajtëm vetën me këmbë në tokë kur nisëm këtë aventurë sfiduese për një vend is yni.
Vetëm pak kohë pas nisjes sonë, ia behu pandemia e frikshme na u desh të punonim nga shtëpitë, të privuar nga mundësia e takimit sy me sy që është thelbësore për marrëveshjet.
Megjithatë na u desh të vazhdonim të bënim këtë punë që nënkuptonte kaq shumë në historinë e marrëdhënieve tona me botën e jashtme. Ne ishim Koreja e Veriut e Evropës e krejt papritur në u desh të udhëhiqnim përmes një pandemie një organizatë të madhe.
Shanset u përkeqësuan por ne ia dolëm e mundëm të shënojmë përparim, një progres aspak i dukshëm për të gjithë”
Pas Shqipërisë, presidencën e OSBE do ta marrë Suedia, kjo ishte hera e parë e që Shqipëria mori presidencën e një organizate të kësaj përmase.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.