Përkeqësohet indeksi i biznesit, Dhoma amerikane: Në 2017 më keq se në 2016, bie edhe besimi te politika
Janë prezantuar rezultatet e Indeksit të Biznesit 2017 – 2018, së bashku me të gjithë treguesit që masin besimin e kompanive anëtare të Dhomës Amerikane të tregtiisë në lidhje me parametrat kryesore të klimës së biznesit.
Indeksi i biznesit ka shënuar një ulje të lehtë prej 1.33 pikësh, nga 43.78 që ishte në vitin 2016 në 42.45 në vitin 2017, thonë të dhënat më të fudnit të publikauar nga dhoma amerikane e tregtisë.
Kështu, Indeksi i Biznesit tregon se, anëtarët e Dhomës Amerikane mbeten të shqetësuar për nivelin e taksave, burokracinë qeveritare, monopolet dhe konkurrencën e pandershme, gjetjen e stafeve të kualifikuara vendase si dhe nivelin e informalitetit.
Bizneset anëtare të Dhomës Amerikane të tregtisë duket se kanë pasur një perceptim jo pozitiv gjatë vitit 2017 edhe për klimën e brendshme politike, e cila ka rënë me 5.08 pikë, si dhe për sigurinë në vend, që ka pësuar rënie me 2.37 pikë.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.