Përkeqësohet klima e biznesit – Indeksi i Dhomës Amerikane: Shqetësim korrupsioni dhe informaliteti
Klima e biznesit në Shqipëri gjatë vitit 2020 ka pasur një përkeqësim, por pritshmëritë për deri në fund të vitit janë optimitste. Dhoma Amerikane e Tregtisë publikoi Indeksin Vjetor për vitin 2020, ku regjistrohet përsëri një rënie me 0.5 pikë e besimit të biznesit në Shqipëri krahasuar me vitin 2019, ndërkohë që rezulton më i ulëti që nga viti 2012, duke u regjistruar në 37.66 pikë.
Shqetësim kryesor për anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë gjatë vitit që lam pas ka rezultuar perfomanca e ekonomisë shqiptare, klima e biznesit, monpolet dhe konkurrenca e pandershme, niveli i informalitetit në ekonomi, klima e brendshme politike, gjetja e stafit të kualifikuar, niveli i korrupsionit në vend si dhe burokracitë e qeverisë. Ndërsa janë vlerësuar me pikë të larta furnizimi me energji, marrdhëniet me tatimet, me doganat, me qeverinë lokale, dhe ministritë.
Niveli i taksave përbën një shqetësim dhe vlerësohet si jokonkurrues në rajon. Afro 60 për qind e të anketuarve e vlerësojnë si të pafavorshëm nivelin aktual të taksave. Në komentet e raportit të Indeksit theksohen më së shumti nevoja e madhe për “luftë ndaj korrupsionit të shtrirë në çdo fushë të jetës në Shqipëri”, për “pakësimin e polarizimit dhe luftës politike”, për “qasje miqësore ndaj biznesit”.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.