Përkeqësohet moti, në disa zona reshje të dendura dëbore
Temperaturat e ulta dhe reshjet e dëborës pritet të përfshijnë të gjithë territorin e Shqipërisë.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave reshjet nisin nga pasditja e kësaj të diele.
“Sot pasdite (e diel, dt.14) dhe nesër (e hënë, dt.15) pritet të ketë reshje në të gjithë territorin. Reshjet priten të jenë të dobëta deri mesatare, ndërsa në disa qarqe lokalisht deri intensive, të shoqëruara edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark)”, thuhet në njoftimin e IGJEUM.
Reshjet do të jenë në formën e dëborës mbi 500 m mbi nivelin e detit, në veri-lindje në zona të kufizuara edhe me poshtë se ky nivel.
TEMPERATURAT
Nesër (e hënë, dt.15) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 6 °C / 13 °C
në vendet e ulëta: 4 °C / 11 °C
në vendet malore: -1 °C / 5 °C.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.