Përkeqësohet moti, Shërbimi Meteorologjik: Reshje të shumta në 6 qarqe të vendit
Shërbimi Meteorologjik Shqiptar njofton se vendi ynë po ndikohet sot nga masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa duke bërë që moti të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa në jugperëndim dhe veriperëndim itensitet deri mesatar.
“Prej orëve të pasdites dhe kryesisht ato të mbrëmjes vonë në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Gjirokastër dhe Vlorë reshjet do të fitojnë itensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga moti i vranët.
Reshjet e shiut do të jenë të herëpashrshme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe më tepër të përqëndruara në zonën e qendrës dhe atë të veriut.Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi 1-10m/s më tepër e theksuar përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore. Temperaturat pritet të kapin vlerat nga 8ºC deri në 15ºC në vlerat e mëngjesit ndërsa ato të mesditës 13ºC deri në 20ºC” njofton Shërbimi Meteorologjik Shqiptar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.