Përkeqësohet sektori i ujit – ERRU publikon treguesit për 2020-ën, shkak pandemia dhe tërmeti
Në raport me vitin 2019, gjendja në sektorin e ujit gjatë vitit 2020 u përkeqësua në drejtim të ujit pa të ardhura, normës së arkëtimit, mbulimit të furnizimit me ujë dhe mbulimit të kostove direkte të operimit dhe mirëmbajtjes. Kontatimi vjen nga Enti Rregullator i Ujit, që ka publikuar raportin vjetor për vitin që lamë pas. Përmirësim të treguesve ka patur vetëm në drejtim të nivelit të matjes, kohëzgjatjes së furnizimit me ujë si dhe eficencës së stafit, në raport me numrin e lidhjeve. Sipas Enit Rregulaltor të Ujit, përgjithësisht përkeqësimi i gjendjes së sektorit shpjegohet me pasojat nga pandemia COVID 19, si dhe vazhdimësinë e atyre të tërmetit të 26 nëntorit.
Më konkretisht, një nga treguesit më të rëndësishëm që është uji pa të ardhura, ku përfshihet uji që prodhohet, por nuk faturohet arriti në 65.1%, nga 63.7% që ishte nëj vit më parë. Sipas ERRU-së, rritja kryesore ka ardhur nga UK Durrës, si rezultat i vënies në shfrytëzim të burimit të ri në Fushë Milot. Ndërkohë që, “Norma e Arkëtimit” si një nga treguesit më të rëndësishëm, që lidhet me qëndrueshmërinë financiare dhe me aftësinë paguese të shoqërive të ujësjellësve, u ul në76.8 % nga 79.8% që ishte në vitin 2019.
Ndërkaq, sa i takon “Kohëzgjatja e Furnizimit me Ujë”, që lidhet direkt me cilësinë e shërbimit ndaj konsumatorëve, ky tregues për vitin 2020 ka një tendencë të lehtë përmirësimi me 0.49 orë në ditë, si rezultat i investimeve me fonde të qeverisë qendrore nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve. KUM-it. Në sektor operojnë 8 shoqëri UK që kanë furnizim të pandërprerë dhe me cilësi të lartë 24/7 ditë, ndërsa pjesa dominuese e shoqërive ofrojnë në nivele relativisht të mira 10-15 orë në ditë. Ndërkohë që, “Mbulimi i Furnizimit me Ujë”, si tregues është përkeqësuar nga 76,8% që ishte në vitin 2019 në75.8% në vitin 2020. Kjo ka ardhur si rezultati vazhdimit të procesit të riorganizimit të sektorit.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.