Përmbytjet në Shkodër, Bashkia bën bilancin: 738 hektarë sipërfaqja nën ujë
Bashkia e Shkodrës informon për situatën e përmbytjeve. Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 22.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
- Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 5.65 m.(Kuota max 6.30 m).
- Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30, shënon kuotën 8.01 m. (Kuota max 8.70 m).
- Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30, shënon kuotën 6.27m. (Kuota max 7.50 m).
Bashkia Shkodër
Sipërfaqe totale e përmbytur 738 Ha
- Tokë e pakultivuar 198 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 525 Ha
- Grurë 15 Ha
Nj.A. Ana e Malit
- Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 15cm.
- Ujësjellësi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
- UKSH ka furnizuar me ujë të pijshëm banorë të fshatit Oblikë.
- Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 480 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
- Tokë e pakultivuar 95 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 380 Ha
- Grurë 5 Ha
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 250 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan,Shirq,Suka-Dajç), nga të cilat :
- Tokë e pakultivuar 100 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 140Ha
- Grurë 10 Ha
Nj. A. Guri i Zi
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A.Bërdicë
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Nj.A.Rrethina
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 8 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)
- Tokë e pakultivuar 3 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyhet për marrjen e masave për pastrimin e “Përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.
-Kërkohet mbeshtetje me bazë ushqimore për gjënë e gjallë (koncentrat) për NJ. A. Ana e Malit dhe Dajç, sipas kërkesës të bërë nga Bashkia Shkodër me nr.689 prot, datë.14.01.2021.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.