Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve – 1200 tatimpagues ‘vlerësojnë’ Administratën Tatimore
Mbi 1200 persona kanë shprehur opinionin e tyre mbi shërbimet e ofruara nga Administrata Tatimore përmes ‘kutisë së shërbimi’ gjatë periudhës janar-prill 2019.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, kjo e fundit është vënë në çdo zyrë të Shërbimit të Tatimpaguesve në 14 Drejtoritë Rajonale të vendit dhe mbledh formularët përkatës që qytetarët i plotësojnë në mënyrë anonime dhe të pavarur.
Përmes përgjigjeve Administrata Tatimore njihet me perceptimin e publikut mbi cilësinë e shërbimeve që ofrohen në sportele.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.