Përplasen operatorët e Portit Durrës – Shkon në Gjykatë çështja e shkeljes së konkurrencës
Pas ankimeve te Autoriteti i Konkurrencës ka përfunduar në Gjykatën Administrative përplasja mes operatorëve të ngarkim shkarkimit të Portit të Durrësit. TV SCAN ka zbardhur padinë e bërë në Gjykatë nga ana e EMS ALBANIAN PORT OPERATOR ndaj Autoritetit, i cili në fillim të këtij viti pranoi sit ë drejtë ankesën e një prej operatorëve të portit për shkelje të rregullave të konkurrencës.
Ankesa pranë Autoritetit të Konkurrencës u paraqit prej “Albanian Stevedoring Company ” me akuzën se ishte përballur me shkelje të rregullave të tregut dhe trajtim të pabarabartë.
Pas një hetimi të kryer mbi këtë treg, Autoriteti i Konkurrencës konstatoi në shkurt të këtij viti se ekzistonin të dhëna për shkelje të rregullave të tregut, nëpërmjet abuzimit nga ana e një ndërmarrje me pozitë dominuese.
E këtij mendimi ka qenë edhe Gjykata Administrative, e cila, në verën e këtij vitui e ka rrëzuar padinë e EMS ALBANIAN PORT OPERATOR si të pabazuar në ligj e në prova.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.