Përplasje institucionesh – Lami: Situata duket kritike. Kalemaj: Duhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse
Gjatë mbrëmjes të së Hënës në “Argument” u diskutua në gjerësi aktualiteti politik në vend, me vëmendje të veçantë te përplasja më e fundit mes institucioneve.
Kriza tashmë institucionale mes ekzekutivit dhe Presidencës si dhe opozita jashtë sistemit janë problemi më i madh për Shqipërinë sot. Analistët e ftuar në studion e “Argument” u përpoqën të japin disa skenarë të asaj që mund të ndodhë dhe të gjasave për një zgjidhje të situatës.
Pikëpyetjet që shoqërojnë zgjedhjet e 30 qershorit mbeten ende të mëdha, ndërkohë që kriza në vend sa vjen e thellohet.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.