Përplasje mbi vaksinën ne BE, Scholz: Mund të kishim porositur më shumë. Leyen: Është problem prodhimi
Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz, tha në fundjavë se është irrituar që nuk janë porositur më shumë vaksina të Covid-19 vitin e kaluar, ndërkohë që presidentja e Komisionit Europian, mbrojti programin e imunizimit.
Shtetet e BE kanë dhënë dozën e parë deri më tani tek vetëm 4% e popullsisë, krahasuar me 11% në SHBA dhe rreth 17% në Britani. Von der Leyen është gjendur përballë kritikave për vaksinimin e ngadaltë.
“Jam i irrituar mbi disa prej vendimeve që janë marrë vitin e kaluar. Mendoj që ka patur mundësi për të porositur më shumë vaksina”- tha Scholz. Ndërsa pyetej mbi përgjegjësinë e von der Leyen në vaksinimin e ngadaltë, Scholz tha se të gjithë kanë nevojë për leksione, por shtoi se Bashkimi Europian është i fortë. Scholz, një social democrat dhe von der Leyen, krisitan demokrate, kanë qenë pjesë e koalicionit qeverisës në Gjermani deri në 2019-n, kur ajo dha dorëheqjen për të drejtuar komisionin. Von der Leyen nga ana tjetër, tha se nënshkrimi i më shumë kontratave të vaksinës më herët, nuk do përshpejtonte dërgesat.
“Ngërçi është diku tjetër. Prodhimi i vaksinave të reja është një biznes tmerrësisht kompleks dhe se disa component që duhen për të krijuar injeksionin, janë në mungesë në të gjithë botën”- tha ajo.
Klevis Llaha/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.