“Përplasje” për borxhin publik – Buxheti faktik 2018/ Murrizi: Llogarisni detyrimet e prapambetura
Pavarësisht shkeljeve masive të konstatuara nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit, për qeverinë, buxheti faktik i vitit që lam pas, është cilësuar si sukses sa i takon rritjes së të ardhurave, rritjes ekonomike si dhe uljes së borxhit publik në nivelin 67.2 për qind. Borxh, i cili sipas KLSH, po të llogariten detyrimet e prapambetura është shumë më i lartë.
Shifrat e borxhit janë kontestuar edhe nga opozita, e cila i ka kërkuar qeverisë të jetë transparente duke përfshirë të gjitha detyrimet, edhe ato që rrjedhin nga kontratat me partneritet publik e privat.
Gjatë diskutimeve në Parlament për Buxhetin Faktik 2018, përfaqësues të ministrive të linjës kanë specifikuar investimet që kanë kryer gjatë vitit që lam pas, duke vënë theksin tek përmirësimi i cilësisë së shërbimeve për qytetarët.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.