Përplasje për pronësinë e Teatrit – Raporton në Kuvend kreu i ZRPP, Tiranë: S’jepen kartelat e privatëve
Është zhvilluar me tone mjaft të larta seanca dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Medias me Drejtorin e Hipotekës së Tiranës Valdrin Pjetri mbi detajet e pronësisë së zonës së Teatrit Kombëtar dhe rreth tij. Disa deputetë të opozitës kishin kërkuar informacion mbi pronësinë e zonës, si kur bëhet fjalë për pronar shtetin, ashtu si dhe pasuritë e zotëruara nga subjektet private.
Pjetri u vuri në dispozicion deputetëve të dhënat dhe kartelat kadastrale mbi pasuritë në pronësi të shtetit, duke nënvizuar se ligji ndalon dhëniet e informacioneve mbi pronat që u përkasin privatëve.
Të dhënat e vëna në dispozicion nga Kreu i Hipotekës së Tiranës nuk kënaqën aspak opozitën. Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi akuzoi se Pjetri po fshihte qëllimisht të dhënat mbi pronësinë e zonës, për të mbuluar aferën korruptive që po bëhet me prishjen e teatrit.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.