Përse po bien kaq shpejt çmimet e diamanteve sintetikë?
Qëkur prodhuesi i diamanteve sintetikë, De Beers, vendosi që ti jepte prodhimit të tyre pas dhjetëra vitesh, diferenca midis çmimit të diamantit natyral dhe atij sintetik u rrit ndjeshëm.
Në maj, diamanti artificial kushtonte 4,200$ për karat dhe ai natyral kushtonte 6000$ për karat. Por, që prej shtatorit, çmimi u ul në mënyrë drastike nga 4200$ në 800$ për karat. Përfaqësuesit e De Beers,e cila është një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit dhe përpunimit të diamanteve, kanë shprehur se ka një dallim të qartë midis dy versioneve, atij natyral dhe atij artificial.
Ata shpresojnë që do rikthejnë besimin dhe vlerësimin e diamantit natyral të prodhuar nga toka, në mënyre që njerëzit ti përdorin për ngjarjet më të rëndësishëm të jetës së tyre. Për këtë arsye, diamantet që prodhohen në laboratorët Element Six në Britani, marketohen si bizhuteri të lira me ndriçim, por që nuk janë as të rralla dhe as ta çmuara.
Mund të duket e pazakontë, por kompania britanike, autore e shprehjes së famshme “Një diamant zgjat përgjithmonë”, po e ndjek këtë strategji sepse ka ndjerë rrezikun e zhvlerësimit të diamanteve natyralë. Deri tani, strategjia ka funksionuar: në janar diferenca në çmim ishte 29% më e ulët ndërsa tani është 42% më e ulët.
Përpos rivlerësimit të diamantit natyral, një gjë e tillë do e ndihmojë De Beers edhe në betejën konkurrenciale ndaj prodhuesve kinezë, të cilët po synojnë të shtrihen më tej në tregun e diamanteve sintetikë.
Burimi: Reuters
Përshtati për Scan: Ergisa Bejkollari
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.